Radoniqi flet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e qytetarëve deri në orën 11:00

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka mbajtur një konferencë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ai tha se numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre deri në orën 11:00 është 163.541, që në përqindje është 8,29%.

Radoniqi krahasoi pjesëmarrjen me zgjedhjet e kaluara, që ishte 8,29%.

“Ju njoftojmë se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës po zhvillohet sipas planifikimeve në të gjitha komunat e vendit. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, deri në këtë kohë votimi është duke u zhvilluar në kushte të rregullta dhe pa probleme që do të cenonin mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. Votimi në vendvotime po vazhdon në përputhje me procedurat e përcaktuara zgjedhore”, tha ai. /Zëri