“Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën, shprehet Gjini pas votimit

Qytetarët e Kosovës sot votojnë dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar edhe lideri i Aleancës, Ardian Gjini.

Gjini ka ftuar qytetarët që të votojnë, sepse sipas tij në këtë mënyrë ata e marrin Kosovën në duart e veta.

“Kosova u përket qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre sot.Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën”, u shpreh ndër tjera kandidati për kryeministër nga Aleanca. /Zëri