Arrestohet një person në Prizren për krime lufte kundër popullësisë civile
Të shtunën është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullësisë civile në Kosovë.
Këto krime ai dyshohet se i kreu në periudhën nga data 24.04.1999 deri më 26.05.1999 në bashkëpunim me zyrtar policor të MUP-it serb.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar’, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri