Në Prishtinë mbi 219 mijë qytetarë me të drejtë vote, Filologjiku qendra më e madhe e votimit

 Nga qendra më e madhe e votimit në Fakultetin e Filologjisë, kanë bërë të ditur se materialet zgjedhore kanë arritur në vendvotim, por ende nuk kanë nisur përgatitjet finale për hapjen e qendrës, ndonëse kanë mbetur vetëm rreth 15 minuta deri në fillimin e procesit të votimit.

“Fakulteti i Filologjisë është qendra më e madhe e votimit, ku janë të regjistruar rreth 1,900 votues. Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës janë mbi 219 mijë qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve rreth 11 mijë janë votues të regjistruar jashtë Prishtinës”.

“Mbetet të shihet nëse ata do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje të parakohshme të 7 qershorit”./dukagjini