Komuna e Prishtinës paralajmëron mbylljen e përkohshme të rrugës “Fehmi Agani” në kryeqytet
Komuna e Prishtinës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se nesër nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Fehmi Agani”.
Sipas njoftimit të Komunës, thuhet se kjo mbyllje do të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik, raporton Zeri.info.
“Punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit publik nëkKryeqytet”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Komuna po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. /Zëri