Shfaqet në Gjirin e Orikumit, një nga gjitarët më të rrallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja e fokës Monaka, një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë.

Ditët e fundit, kjo specie e veçantë është vërejtur shpesh pranë bregut, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, turistëve dhe operatorëve turistikë.

Prania e saj konsiderohet një tregues i rëndësishëm i cilësisë së ekosistemit detar në zonën e Karaburunit dhe Sazanit.

Foka Monaka gjen në këtë park detar kushte të përshtatshme për ushqim dhe pushim, larg zhurmës dhe ndotjes së madhe urbane.