Djali i Kim Kardashianit, Saint debuton në fushatën e madhe të markës Nike
Djali 10-vjeçar i Kim Kardashian, Saint West, ka bërë debutimin e tij në një nga fushatat më të mëdha të Nike, duke u shfaqur përkrah nënës së tij të famshme dhe emrave të njohur të sportit si Cristiano Ronaldo dhe LeBron James.
Saint, i cili njihet si një tifoz i apasionuar i futbollit, është pjesë e filmit promocional të Nike përpara Kupës së Botës, të titulluar “Rip The Script”.
Në video shfaqen gjithashtu figura të njohura si Lisa e Blackpink, Travis Scott, Erling Haaland dhe Jason Sudeikis në rolin e Ted Lasso, shkruan DailyMail.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai prapa skenave, kur Saint, i rrethuar nga zhurma dhe lëvizjet e ekipit të xhirimit, iu drejtua nënës së tij me pyetjen humoristike: “Mami, a mund të ikim?”. Klipi u bë shpejt viral mes fansave.
Kim Kardashian publikoi gjithashtu disa fotografi nga xhirimet në Instagram, ku shfaqej së bashku me të birin në setin e fushatës.
Në disa prej tyre, Saint shihet me fanellë futbolli duke treguar aftësitë e tij me topin.
Sipas drejtuesve të Nike, përfshirja e Saint në projekt erdhi natyrshëm për shkak të pasionit të tij për futbollin.
Ata zbuluan se ai është një tifoz i madh i Paris Saint-Germain dhe se kjo lidhje autentike me sportin ishte një nga arsyet kryesore që u përfshi në fushatë. /telegrafi