Projekti më i ri nga David Dreshaji i bën krejt për vete

Duket si një pjesë i ndonjë seriali të bukur televiziv ku fundi janë vetëm çifti dhe në lumturinë e pafund rrethuar me sytë blu e në detin e kaltër.

Kjo është bukuria e klipit dhe mesazhi i bukur i dashurisë ardhur në projektin më të ri nga këngëtari David Dreshaj.

Dhe ashtu sic ishte paralajmëruar modelja në klip e sipas skenarit të tekstit është vajza që ja ka marrë zemrën këngëtarit simpatik dhe i përshtatet më bukur siç edhe quhet edhe kënga " Sytë e tu".

Videoklipi ka ardhur tashmë dhe po pritet mjaft mirë duke u parë me qindra mijëra herë që në orët e para të publikimit.

Producenti Indrit Dode është ai që ka bërë muzikën, melodinë, mix-master dhe beat, dhe teksti që i dedikohet vetëm dashurisë është krijuar nga vetë Davidi dhe Indrit Dode.

Videoklipi është realizuar nga Mars Studio. Endrit Rrahimi, me praninë e modeles Andjela Vukadinoviç. Kënga me klip tashmë është në të gjitha platformat online dhe mund ta shikoni e dëgjoni edhe në linkun më poshtë duke e futur në playlistat e juaja më të dëgjuara të këngëve të dashurisë.