Vazhdon procesi i njohjes së përvojës së punës për mësimdhënësit në Mitrovicë

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar se është duke vazhduar procesi i njohjes së përvojës së mësimdhënësve.

Bëhet e ditur se deri tani janë dorëzuar 140 aplikime, ndërsa rreth 50% e tyre tashmë janë trajtuar dhe përfunduar, raporton Zeri.info.

Drejtori i DKA-së, Shefki Begu, ka thënë se falë këtij angazhimi, disa mësimdhënësve u është njohur përvoja e punës deri në 10 vjet, duke zgjidhur një shqetësim të kahershëm. /Zëri