Begaj konfirmon vdekjen e dy të rinjve kosovarë në plazhin e Shëngjinit, kërkon më shumë siguri nga institucionet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për viktimat kosovarë që humbën jetën sot në detin e Shëngjinit.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin.

Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre.

Kjo tragjedi na kujton rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të çdo mase sigurie në plazhet tona.

Nisur nga ky rast i rëndë, ftoj institucionet qendrore dhe vendore, si edhe operatorët turistikë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe vizitorëve.