Raportohet për viktima në Shëngjin, dyshohet se u goditën nga dallgët

Një ngjarje e trishtë raportohet të ketë ndodhur në Shëngjin.

Siç njofton TopChannel, dyshohet se ka edhe viktima.

Katër shokë kishin hyrë në det edhe ishin përballur me dallgë të forta.

Të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.