Casemiro beson se statusi i autsajderit mund t’i sjellë dobi Brazilit në Kupën e Botës 2026

Mesfushori brazilian, Casemiro, beson se mosmarrja në konsideratë e Brazilit si një nga favoritët kryesorë për Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti, mund të jetë në avantazhin e ekipit kombëtar.

Brazili, i cili synon titullin e gjashtë botëror, që zgjat rekordin, aktualisht është pas Spanjës, Francës dhe Anglisë në baste përpara turneut, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Amerikën e Veriut.

Megjithatë, ylli i tyre, Casemiro mendon se epiteti i jofavoritit mund ta ndihmojë kombëtaren e tij të ketë një paraqitje sa më dinjitoze në Kupën e Botës.

“Ne nuk jemi favoritët kryesorë. Sigurisht, jemi në formë të mirë. Kemi një skuadër të fortë me një përzierje përvoje dhe talentesh të rinj. Ndoshta këtë herë jemi një hap prapa, por jemi gati, dhe kjo është gjithmonë një gjë e mirë. Duam t'i afrohemi turneut në formë të mirë dhe të kemi një Kupë Bote të shkëlqyer", ka thënë Casemiro.

Duke folur për përgatitjen e ekipit, ai vuri në dukje: "Ka qenë një periudhë e vështirë me një ndryshim trajneri, një ndryshim presidenti dhe shumë turbulenca. Ne kemi punuar me trajnerin vetëm për një vit dhe në realitet kemi kaluar vetëm rreth 40 ditë së bashku. Megjithatë, besoj se po hyjmë në turne në formë të mirë".

Ndryshe, “Seleçao” do ta nisin fushatën e tyre në Kupën e Botës në Grupin C, ku do të përballen me Marokun, Haitin dhe Skocinë. /telegrafi