Abdixhiku nga Dardania: Energjia që po shohim çdo natë është e një shprese që po lindë gjithandej

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku nga Dardania e Prishtinës tha se kryeqyteti po flet për ndryshim dhe zhvillim.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se energjia që po shohim çdo natë, sipas tij, është energjia e një shprese që po lindë gjithandej Kosovës.

“Në Degën IV në Prishtinë garojmë me kandidatët tanë: Doarsa Kica Xhelili me numër 4, Hykmete Bajrami me numër 12, Besian Mustafa me numër 14, Ermal Sadiku me numër 23, Bardhyl Hasanpapaj me numër 34, Sami Salihu me numër 54 dhe Visar Xani me numër 60”, shkroi ai.