Nis protesta në Tiranë për Zvërncein, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës.
Të mbledhur me pankarta në duar, protestuesit kërkuan anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.
Gjatë tubimit, qytetarët bënë thirrje që institucionet përgjegjëse të dëgjojnë zërin e komunitetit dhe të rishikojnë vendimin për realizimin e projektit.
Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët paralajmëruan se kundërshtimi do të vijojë edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.