Detaje brenda dasmës luksoze treditore të Dua Lipës dhe Callum Turnerit në një vilë elitare në Itali
Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë në mënyrë shumë private në Londër, në Old Marylebone Town Hall, të dielën.
Ceremonia ishte e vogël dhe intime, e mbajtur vetëm me një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt.
Megjithatë, kjo ishte vetëm pjesa "zyrtare" e martesës.
Sipas burimeve të cituara nga Page Six, çifti nuk e ka përfunduar ende festën dhe po përgatit një event shumë më të madh dhe luksoz që do të zgjasë tre ditë, nga 5 deri më 7 qershor, në Sicili të Italisë.
Festa pritet të zhvillohet në Villa Valguarnera në Bagheria, pranë Palermos, një vend shumë ekskluziv dhe i njohur për evente të nivelit të lartë.
Kjo fundjavë e dasmës raportohet se do të jetë një event i madh 'ultra-luksoz', me një listë të gjerë të ftuarish, përfshirë edhe emra të njohur nga bota e showbizit.
Për më tepër, është diskutuar edhe mundësia që Elton John të performojë gjatë ceremonisë, gjë që do ta bënte ngjarjen edhe më spektakolare.
Organizatorët thuhet se kanë rezervuar një hotel të tërë për mysafirët, në mënyrë që të gjithë të qëndrojnë së bashku dhe të shijojnë festën në privatësi të plotë gjatë gjithë fundjavës.
Kjo tregon se ceremonia në Itali nuk do të jetë vetëm një darkë, por një festë disa-ditore.Sa i përket pamjes së nuses, Dua Lipa në ceremoninë e Londrës kishte veshur një fustan të Schiaparelli-t, ndërsa Callum Turner kishte zgjedhur një kostum elegant blu të Ferragamo-s.
Për dasmën në Itali, po qarkullojnë zëra se ajo mund të veshë një fustan të personalizuar nga stilisti Simon Porte Jacquemus ose nga Versace, por ende nuk është konfirmuar.
Çifti e ka mbajtur lidhjen e tyre kryesisht private që nga fillimi i romancës në fillim të vitit 2024.
Ata u shfaqën publikisht për herë të parë në një event të Apple TV+ në janar, gjersa fejesa u konfirmua në qershor 2025, pas muajsh spekulimesh nga fansat që vunë re unazën në një postim të Dua Lipës në Instagram në fund të vitit 2024. /telegrafi