Kaplohet nga zjarri një kompani në Ferizaj, shkaktohen dëme të mëdha edhe në tri shtëpi

Një zjarr i shpërthyer në një kompani në Ferizaj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në objektin afarist, por edhe në tri shtëpi të familjarëve të pronarit.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur më datën 31.05.2026, rreth orës 23:10, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10. Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve, te lokali, dëme ishin shkaktuar edhe te tri shtëpi të familjarëve të tij, ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në njoftimin PK-së. /Zëri