Gjendet pa shenja jete një femër në Prizren

Policia ka pranuar një informatë se një femër është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:40, në Prizren, raporton Zeri.info.

“Prizren/ 01.06.2026 - 10:40. Është raportuar se në rrugë është gjetur një person i gjinisë femërore pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri