Aksident i rëndë në Bulqizë, dy të lënduar
Një tjetër aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e quajtur Boçevë, ku një makinë është përplasur me një makinë tjetër dhe për pasojë janë lënduar dy persona.
Njëra nga makinat ka ngelur e varur në pemë.
Qytetarët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, ku kjo e fundit ka nisur hetimet.
Njëri nga të lënduarit është nisur në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri në spitalin e Bulqizës./TCh