Prattipati zhvillon takime në Zveçan dhe Leposaviq për situatën aktuale në veri
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot veriun, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues politikë lokalë për të diskutuar situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet në këtë pjesë të vendit.
Gjatë vizitës në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin e komunës, Dragisha Miloviq, me të cilin bisedoi për zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen,
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e ShBA-së në Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.