Temperaturat deri në 29 gradë Celsius sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të kushtëzojnë reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore, shkruan Zeri.info.

IHMK-ja bën të ditur se, cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, ndërsa indeksi UV-së gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezatimit diellor.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur IHMK-ja, gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 26 e 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 11 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: