Kurti: Ku ka vend në botë që me 51.1% i fton të tjerët për bashkëqeverisje?
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se partia që drejton nuk ka qenë e interesuar për zgjedhje të reja gjatë këtij viti.
Kurti tha se LVV-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, por jo gjatë këtij viti.
“Ne jemi të gatshme për zgjedhje çdoherë, por jo këtë vit”, tha ai në Kanal10.
Duke folur për rezultatin zgjedhor dhe mundësinë e bashkëqeverisjes, Kurti u shpreh se një parti që fiton mbi gjysmën e votave nuk ka arsye të ftojë subjektet e tjera në qeverisje.