Parashikimi i motit për nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se temperaturat minimale gjatë ditës së nesërme do të lëvizin në mes të 6 deri në 9 gradë.
Sipas IHMK-së, nesër parashihet mot i vranët me intervale me diell, si dhe vranësira vende-vende, ku pritet të sjellin edhe reshje shiu.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24–27°C. Kurse era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–11 m/s”, thuhet në njoftim të IHMK-së. /Zëri