Osmani: Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet
Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e fushatës zgjedhore që u mbajt mbrëmë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në atë tubim është dëgjuar “zëri i një Republike që nuk përkulet”.
“Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet. Një Republikë që beson te bashkimi, te demokracia dhe tek e ardhmja. Faleminderit të gjithëve”, shkroi ajo.
Tubimi shënoi hapjen e fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.