Shtëpia-muze e Ymer Elshanit përurohet në Drenas, nderohet trashëgimia e poetit dhe viktimave të masakrës së Poklekut

Në Korroticën e Poshtme të Drenasit është përuruar shtëpia-muze e poetit Ymer Elshani, i cili u vra së bashku me familjen e tij dhe dhjetëra civilë gjatë masakrës së Poklekut nga forcat paramilitare serbe.

Ky institucion i ri i kujtesës do të shërbejë si hapësirë për ruajtjen dhe prezantimin e jetës, veprës letrare dhe trashëgimisë së Elshanit, duke dokumentuar gjithashtu një periudhë të rëndësishme dhe të dhimbshme të historisë.

Në përurim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Kulturës Saranda Bogujevci, ministri i Arsimit Hajrulla Çeku, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Nga institucionet u theksua se shtëpia-muze do të shërbejë si pikë referimi për edukimin e brezave të rinj dhe për ruajtjen e së vërtetës historike përmes dëshmive dhe kujtimeve të kohës. /kultplus