“Syrigana” prezantohet në Hamburger Bahnhof në Berlin

Filharmonia e Kosovës njofton se në muzeun prestigjioz Hamburger Bahnhof po zhvillohen përgatitjet e fundit për projektin operistik “Syrigana” të artistit kosovar Petrit Halilaj, i cili prezantohet si pjesë e programit jubilar për 30-vjetorin e institucionit.

Nën dirigjimin e Marco Crispo, Filharmonia e Kosovës interpreton partiturën e kompozuar nga Lugh O’Neill, së bashku me sopranot Nina Guo dhe Urta Haziraj, si dhe ansamblin “Don’t Listen to Your Neighbors”, në kuadër të ekspozitës “An Opera Out of Time”.

Pas premierës në Kosovë gjatë verës së vitit 2025, “Syrigana” vjen në Berlin më 29 maj 2026, me dy shfaqje të planifikuara në orën 18:30 dhe 20:30.

Projekti realizohet me mbështetjen e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ambasciata d’Italia Berlino dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.