Pini ujë për një gjumë të gjatë dhe të qetë

Shumë njerëz nuk flenë sa duhet dhe një studim i fundit pohon që britaniku mesatar flen vetëm gjashtë orë gjatë natës.

Arsyet për netët pa gjumë variojnë, me raste janë të lidhura me probleme të fshehta psikologjike, por një studim i ri pohon që kjo ka të bëjë edhe me mos konsumim të mjaftueshëm të ujit para gjumit.

Sipas një hulumtimi të kryer nga akademikët në Penn State University të Pennsylvania-s, njerëzit që kishin fjetur gjashtë orë çdo natë kishin urinë të shtuar dhe ishin më të dehidruar se ata që flinin rregullisht për tetë orë çdo natë.

Studimi i publikuar në revistën "Seep", përfshiu më shumë se 20 mijë të rritur në Kinë dhe SHBA, ku të gjithëve iu ishin analizuar shprehitë e gjumit dhe urina.

Autorët konkluduan se lidhjet mes cilësisë së gjumit dhe hidrimit kanë të bëjnë me një hormon në turp të quajtur vasopressin e që lirohet më shpejtë dhe më shpesh në ciklin e gjumit.