Hapet aplikimi për 100 eurot e punëtorëve të sektorit jopublik

Është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit jo-publik në Kosovë, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 5 qershor 2026.

Aplikimi bëhet individualisht përmes formularit online të publikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, transmeton Zeri.ifo,

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës: KETU

Sipas njoftimit, secili i punësuar duhet të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta, ndërsa llogaria bankare duhet të jetë obligativisht në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime do të refuzohen.

Të drejtë aplikimi kanë:

punëtorët në sektorin privat;

punëtorët në organizata joqeveritare;

punëtorët në entitete publike që nuk paguhen nga buxheti përmes listës së pagave, si ndërmarrjet publike dhe Radiotelevizioni i Kosovës.

Për të përfituar nga subvencionimi, aplikuesit duhet të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1,000 euro dhe të jenë të deklaruar në ATK nga punëdhënësi për muajin prill, deklarim i cili është dashur të bëhej deri më 15 maj 2026./Zëri