Goditet për vdekje një këmbësor në Pejë, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Zllapek të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, vozitësi i veturës është arratisur, ndërsa vetura ndodhet ende në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 11:00 Policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Zllapek. Një veturë ka goditur një këmbësor dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Vozitësi i veturës është arratisur, ndërsa vetura ndodhet aty”, tha Gashi.