Gjykata e Elbasanit lë në burg regjisorin Petri Bozo, që goditi për vdekje 7-vjeçarin
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 61-vjeçarin, regjisorin Petri Bozo.
Vendimi i vlerësimit të masës së sigurisë erdhi pas shqyrtimit të rrethanave të aksidentit rrugor ku ai u përfshi disa ditë më parë, shkruan Noa.al.
Sipas dosjes hetimore, Bozo dyshohet se ka shkaktuar aksidentin rrugor në të cilin humbi jetë djali 7-vjeçar Algit S.
Organi i akuzës paraqiti në seancë provat e grumbulluara nga vendi i ngjarjes, duke kërkuar izolimin e Bozos në qeli, kërkesë kjo që u pranua e plotë nga gjykata.