Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për keqpërdorim të kartelave bankare
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ta identifikuar një person.
Fotografia e të dyshuarit është publikuar nga institucioni dhe është bërë e ditur se kërkohet për veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit”.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Zëri