Disa lagje dhe fshatra në Mitrovicë pritet të mbesin pa ujë, shkak punimet në rrjet

Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë planifikuar të kryhen disa intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë arsye në disa pjesë të këtij qyteti do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë, raporton Zeri.info.

Punimet do të zhvillohen në këto zona: Rr. “Ehat Prekazi”, "Ernest Koliqi", “Jakup Ceraja”, “Pajazit Boletini”, "Xhevat Isufi", si dhe në fshatrat Suhodoll e Kçiq i Madh.

“Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi që ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftim. /Zëri