I dyshuari për vrasjen në Prishtinë, ende në arrati

Mbrëmjen e së mërkurës një person është vrarë në rrugën “Sali Nivica” në “Breg të Diellit” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje, duke nënvizuar se i dyshuari është në kërkim policor.

“Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor. /Zëri