Sot, temperaturat deri në 27 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e 12 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 23 e 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 10 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale të ditës së sotme në qytetet kryesore të vendit: