Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, një i dyshuar largohet e tjetri arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kontrabanduar 30 dele nga Serbia.
Derisa, një person tjetër ka arritur të largohet, pasi automjetet e tyre janë ndaluar nga zyrtarët policorë.
Sipas raportit ditor të Policisë, automjetet dhe 30 delet i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme, derisa rasti është hapur si kontrabandë me mallra.
“Fsh. Dumnicë / 26.05.2026 – 10:15. Raportohet se janë ndaluar dy automjete, dhe gjatë kontrollit janë gjetur 30 dele që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia. Njëri nga drejtuesit e automjeteve është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa drejtuesi tjetër mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit automjetet dhe malli i dorëzohen doganës me procedurë të mëtejme”, thuhet në raport.