Hoxhë Shefqet Krasniqi: Allahu e bëri njeriun më të veçantin prej krejt krijesave të tij
Hoxhë Shefqet Krasniqi, ka mbajtur ligjëratën e tij në xhaminë e “Haxhi Ibrahim Devollit” në Pejë.
Para dhjetëra qytetarëve që janë prezent në xhami, hoxhë Krasniqi tha se njeriu është krijesa më e veçantë që e ka krijuar Allahu.
“Për të qenë misioni i njeriut i duhur, për ta kryer rolin e vet në këtë dynja ky insan, të cilin Allahu aq shumë e ngriti dhe e lartësoj, e veçoi nga të gjitha krijesat, i dërgoi Pejgamber. Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet e të madhërohet pos të madhit Allah”, tha hoxha. “O ju milet, adhurojeni një Zot, e jo gurin e drurin, e jo zjarrin e lopën, e jo insanin e hajvanët, e jo idilet e idhujt, e statujat. E ju njerëz, nuk keni ardhur në këtë dynja vetëm me ngrënë e me pi. Nuk keni ardhë në këtë dynja me bë gara kush po bën më shumë pasuri. O ju njerëz, ju keni një mision më të madh, shumë më të madh, e më fisnik. O ju njerëz, Allahu u ka urdhëruar që ta adhuroni atë”, vazhdoi ligjëratën hoxhë Krasniqi. /klankosova