Detaje rreth aksidentit në rrugën Klinë-Gjakovë, ku u përfshi edhe kamioneta e FSK-së
Zjarrfikësit e Gjakovës kanë bërë të ditur se kanë intervenuar në aksidentin e ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë, mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.
“Sot, Njësia e Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës ka intervenuar në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Klinë–Gjakovë. Pas pranimit të informacionit rreth orës 14:00, ekipet tona kanë dalë menjëherë në vendngjarje së bashku me njësitë relevante për të ofruar ndihmën e nevojshme, sigurimin e zonës dhe menaxhimin e situatës”.
Përmes këtij njoftimi, gjithashtu është apeluar që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërsa si pasojë tre persona kanë marrë trajtim mjekësor. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, thuhet në njoftim.