Roma triumfon ndaj Hellas Veronas dhe kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Roma e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve falë një fitore ndaj Hellas Veronas.

Edhe pse me vendin e fundit të tabelës, që ka rënë në Serie B, Roma arriti fitore me rezultat 0-2.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk arriti t’i finalizojë.

Hellas Verona zhvilloi një paraqitje solide por gjithçka ndryshoi kur Valentini mori kartonin e dytë të verdhë, kësisoj e la skuadrën me një lojtar më pak.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Roma fitoi penallti pas një prekje të topit me dorë, nga e cila dështoi Donyell Malen, por nga topi i kthyer përfitoi Pauli Dybala i cili pasoi për këtë të fundit që shënoi në portën e zbrazur (56’).

Goditjen finale pastaj në aksionin e fundit e dha Stephan El Shaarawy (90+3’).

Me këtë gol, Roma e mbyll edicionin në Serie A si pozitë e tretë me 73 pikë, ndërsa Verona bie në Serie B.