PSG në alarm para finales së Champions: A do të mungojë Hakimi?

Pak ditë para finales së madhe të Champions League, te Paris Saint-Germain po shtohet shqetësimi për gjendjen fizike të njërit prej lojtarëve kyç të skuadrës.

Sipas raportimeve të mediumit francez L’Équipe, mbrojtësi maroken Achraf Hakimi nuk pritet të startojë nga minuta e parë në përballjen finale ndaj Arsenal F.C., për shkak se ende nuk është rikuperuar plotësisht nga problemet fizike, transmeton Klan Kosova.

Mungesa e mundshme e Hakimit konsiderohet goditje e madhe për kampionët francezë, pasi ai ka qenë ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit gjatë këtij sezoni, duke dhënë kontribut të madh si në mbrojtje ashtu edhe në repartin ofensiv.

Në rast se marokeni nuk arrin të jetë gati për finalen, trajneri i PSG-së pritet të improvizojë në krahun e djathtë të mbrojtjes me talentin francez Warren Zaïre-Emery.

Finalja e shumëpritur e UEFA Champions League po afron dhe çdo mungesë mund të ketë ndikim vendimtar në sfidën më të rëndësishme të sezonit për klubin parisien.