Italia nderon me pullë postare hartën mesjetare me toponimin shqiptar “Scandre Beco”

Italia ka përkujtuar 150-vjetorin e krijimit të Bibliotekës Qendrore Kombëtare të Romës me emetimin e një pulle të posaçme postare në kuadër të serisë tematike “Ekselenca e Trashëgimisë Kulturore Italiane”.

Në qendër të pullës spikat një prej thesareve më të çmuara të bibliotekës: harta detare e vitit 1455, vepër e kartografit gjenovez Bartolomeo Pareto. Sipas autoriteteve italiane, portulani përfaqëson “një dëshmi të jashtëzakonshme të vlerës dhe pasurisë së koleksioneve” që ruhen në këtë institucion.

Artefakti i rrallë ka tërhequr vëmendje të veçantë edhe për praninë e toponimit unik “Scandre Beco”, të vendosur në qendër të Ballkanit, element që e lidh hartën me historinë dhe hapësirën shqiptare.

Një kopje me cilësi të lartë e kësaj harte i është dhuruar Këshilli i Ministrave i Shqipërisë dhe aktualisht ekspozohet në Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, si simbol i bashkëpunimit kulturor mes Italisë dhe Shqipërisë. /atsh