Trumpi mbledh ekipin e sigurisë, SHBA-ja shqyrton sulme të reja ndaj Iranit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbledhur ekipin e tij më të lartë të sigurisë kombëtare për të diskutuar mbi luftën me Iranin.
Sipas raportimit, Trump po e shqyrton seriozisht mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të reja ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një përparim i menjëhershëm në negociata.
Burime që thonë se kanë komunikuar drejtpërdrejt me presidentin theksojnë se një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, por opsioni ushtarak mbetet fuqishëm në tryezë. /abcnews