Arteta zbulon mesazhin e menjëhershëm nga Guardiola pas fitimit të titullit të Ligës Premier
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar se ka marrë një mesazh urimi nga Pep Guardiola menjëherë pasi barazimi 1-1 i Manchester Cityt vendosi garën për titullin e Ligës Premier në favor të “Topçinjve”.
Arsenali dhe City kanë luftuar për titullin e Ligës Premier deri në javën e 37-të të kampionatit, por një lëshim i “Qytetarëve” në udhëtim te Bournemouth bëri që kampioni të mos vendoset të xhiron e fundit.
Pas 22 vitesh pritje, klubi londinez u shpall kampion i Anglisë dhe trajneri Arteta ka zbuluar tashmë se ka marrë mesazh urimi edhe nga miku i tij, i cili tash e disa vite është kundërshtar, Guardiola.
“Menjëherë pas ndeshjes, ai më dërgoi një mesazh. Më tha, do të flasim në ditët në vijim", ka thënë fillimisht Arteta.
“Para së gjithash, është mirënjohje ndaj Manchester Cityt. Ndaj të gjithë kundërshtarëve”.
“Ne e kemi treguar nivelin që kemi treguar sepse të gjithë e kanë rritur lojën dhe standardin e tyre. Nëse nuk e bëni këtë, nuk do të ishim këtu ku jemi sot".
“Duhet ta kuptosh se disa ditë kanë qenë të dhimbshme, por tani kemi shpërblimet”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /telegrafi