Dhuna e ngacmimet në shkolla vlerësohet shqetësuese
Një therje me thikë mes të rinjve ndodhi këtu të enjten në Istog.
Për pasojë një nga ta mori plagë të rënda duke marrë trajtim mjekësor.
Po këtë ditë, në media u publikua një video ku disa të mitra sulmojnë rëndë një bashkëmoshatare të tyre në Malishevë.
Ndërkohë, së fundmi është raportuar edhe për ngacmime seksuale në shkolla nga mësimdhënës e drejtorë shkollash.
Krejt kjo situatë po shihet shqetësuese nga njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja.
Sipas tij, institucionet duhet fokusuar më shumë te ndëshkueshmëria e këtyre rasteve.
Derisa sociologu, Genc Xërxa përmend disa prej faktorëve që sipas tij ndikojnë në rritjen e këtyre rasteve.
Alarmet për sigurinë në shkolla konfirmohen edhe nga numrat zyrtarë. Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës, numri i incidenteve në dhe përreth institucioneve arsimore është dyfishuar brenda një viti. Gjatë vitit 2024 ishin regjistruar 287 raste, ndërsa përgjatë vitit 2025 ky numër ka kërcyer në plot 631 raste të evidentuara./teve1