Vazhdon rinovimi i Teatrit Oda në Prishtinë, Bogujevci: Investime për infrastrukturën kulturore
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se po vazhdojnë me intensitet punimet për rinovimin e tërësishëm të Teatrit Oda në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ky projekt synon përmirësimin e kushteve të punës dhe të prezantimit artistik në një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur kulturore në vend. Rinovimi pritet të krijojë ambiente më funksionale dhe më dinjitoze si për artistët, ashtu edhe për publikun.
Bogujevci theksoi se investimet në infrastrukturën kulturore po vazhdojnë me qëllim mbështetjen e vazhdueshme të artit dhe zhvillimin e jetës kulturore në Kosovë. /kultplus