MINTI publikon çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimin e derivateve për sot në vend.

Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet me çmimin 1.64 euro.

Në anën tjetër, benzina shitet me çmim prej 1.56 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.75 euro për litër.

Çmimet hyjnë në fuqi në orën 10:00. /Zëri