Prangoset një person në Pejë, dyshohet për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
Një person me inicialet A.B. në Pejë u ndalua 48 orë për veprën “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Prokuroria bëri të ditur se gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar edhe pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
“Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti penal”, thuhet në njoftim.