Krasniqi: Nesër pritet të arrijnë në mërgatë pakot e para me fletëvotime
Anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka njoftuar se nesër me 21 maj pritet të arrijnë tek votuesit në mërgatë pakot e para me fletëvotime.
"75 mijë pako tashmë janë rrugës për në Leipzig të Gjermanisë. Pakoja individuale përmban: Udhëzuesin për procedurën e votimit; fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; dhe zarfin kthyes. Çdo pako postare ka numrin e gjurmimit të dërguar nga DHL tek secili votues përmes së cilit mund të përcjellet vendndodhja e pakos me fletëvotim", ka shkrur ai në "Facebook".