Avni Berisha zgjidhet kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së
Në mbledhjen e rregullt të 149-të me radhë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), profesori i Universitetit të Prishtinës, Avni Berisha, është zgjedhur me vota unanime Kryetar i KSHC-së.
Mandati i tij në këtë pozitë fillon më 18 qershor të këtij viti.
Deri më tani Kryetare e KSHC-së ka qenë profesoresha Hasnije Ilazi, e cila nuk ka konkurruar për një mandat të dytë në Këshill.