Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre tri shkronjave janë vrarë njerëz

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar e ky veprim nxiti reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar aktin si të papranueshëm dhe të turpshëm, duke theksuar se në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz, dhe se kemi mbi 5.000 dëshmorë të kombit.

“Është një dobësi shumë e madhe. Me thënë bukfalisht, është marre me atë që ka ndodhur në Kaçanik, sepse po e tregojnë fytyrën e vërtetë e asaj që ndodh, por nuk ka raporte policore, prandaj nuk mund të tregojmë me gisht dikë që e ka kryer këtë akt vandal”, tha Gucati në Klan Kosova.

“Ky akt është turp i madh, sepse në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz dhe ne kemi mbi 5,000 dëshmorë të kombit që janë vrarë në emër të UÇK-së”, tha mes të tjerash Gucati.