Studimi paralajmëron: Ushqimet ulura të përpunuara mund të rrisin rrezikun për astmë te fëmijët

Një studim i publikuar sugjeron se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve ultra të përpunuara mund të lidhet me rritje të ndjeshme të rrezikut për zhvillimin e astmës te fëmijët.

Sipas hulumtimit, fëmijët që konsumonin më shumë produkte industriale, si snacks të paketuara, ushqime të gatshme, pije me sheqer dhe produkte me shumë aditivë, kishin deri në katër herë më shumë gjasa të shfaqnin simptoma respiratore dhe probleme me frymëmarrjen, shkruan Thorax, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit besojnë se nivelet e larta të sheqerit, yndyrave të përpunuara dhe konservuesve mund të ndikojnë në inflamacionin e organizmit dhe në funksionimin e sistemit imunitar, duke ndikuar negativisht në shëndetin e mushkërive te fëmijët.

Ekspertët rekomandojnë që prindërit të favorizojnë ushqimet natyrale dhe të kufizojnë produktet ultra-të përpunuara, pasi dieta gjatë fëmijërisë luan rol kyç në zhvillimin afatgjatë të shëndetit.