Protestat e studentëve në Shkup, Rexhepi: Po mbrojmë të drejtën që është e garantuar me ligj

Olti Rexhepi, organizator i protestës në Shkup i ftuar në emisionin “Info Magazine” komentoi protestën që do të mbahet nesër në Maqedoninë e Veriut për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Rexhepi tha se studentët po mbrojnë të drejtën e tyre të garantuar me ligj, duke potencuar se kanë marrë mbështetje dhe solidarizim edhe nga studentët nga Prishtina, raporton KlanKosova.

“Duhet ta kemi të qartë, ne si studentë po mbrojmë diçka që është e garantuar edhe me ligj. Po ashtu, protesta dhe qëllimi jonë aspak nuk ka të bëjë me afera nacionaliste që e dëmton shtetin, përkundrazi ne po mundohemi të mbrojmë një të drejtë që e kemi të garantuar me ligj. Studentët janë më të bashkuar se kurrë, për shkak se do të ketë pjesëmarrje nga Kosova, nga Prishtina të themi më drejtë, për shkak se kjo protestë nuk prekë vetëm studentët e Maqedonisë së Veriut, studentët e Prishtinës do të bashkangjiten për t’u solidarizuar për të mbrojtur një të drejtë që i prekë të gjithë”, tha Rexhepi.